15:30 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / AR

Dwayne Johnson qesh me komentet e rivalit Vin Diesel

Dwayne Johnson ka qeshur me komentet e rivalit të tij, Vin Diesel.

Aktori pohoi se grindja mes tyre ishe për shkak të një teknike në mënyrë që ta bëj Johnson të vepronte më mirë, transmeton Indeksonline.

Aktorët u përleshën mes vete kur punuan së bashku në serinë e filmave ‘Fast & Furious’, ne të cilin Diesel ishte njëri nga prodhuesit.

Diesel pohoi se në atë rol ai e sfidoi Johnson me një qasje të ashpër për të treguar punën e tij më mirë.

“Shpesh i kam dhënë dashuri. Unë bëj gjithçka që mundem për të marrë shfaqjen më të mirë në sktrim në gjithçka që prodhoj”, tha aktori.

Në një intervistë për ‘The Hollywood Reporter’, Johnson është pyetur se çfarë mendon për këtë koment të tij.

Ai duke qeshur tha: Unë qeshi dhe pas qeshi sërish. Unë mendoj se të gjithë kanë qeshur me këtë deklaratë të tij, përfundoi ai./Indeksonline/