75 Mall Live Search
19:53 / E Diele, 02 Maj 2021 / AR

Dwayne pas vaksinimit shprehet mirënjohës ndaj punëtorëve të kujdesit shëndetësor

Dwayne mori dozën e dytë kundër Covid-19 të shtunën.

Përmes Instagramit ai ndau një selfie duke falënderuar të gjithë punonjësit shëndetësor, transmeton Indeksonline.

“Punë të palodhshme janë duke bërë mjekët tanë këtu në Sh.B.A dhe në të gjithë botën”, shkroi ai.

“Sa më shumë informacione që merr, aq më shumë kuptoj se sa punë mbetet për t’u bërë. Hap pas hapi. Vazhdoni” shkroi ai për 231 milionë ndjekësit e tij.

Në ShBA, më shumë se 100 milionë njerëz janë vaksinuar kundër virusit,. Rreth 40 për qind e të rriturve kanë marrë dy doza, ku sipas autoriteteve mund të dalin pa maska./Indeksonline/