Dy agjentë të policisë futen në selinë e Rithemelimit, Sali Berisha brenda në zyrë

Dy punonjës të drejtorisë së policisë kanë hyrë në selinë e PD, ndërsa Sali Berisha ndodhet në zyrën e tij.
Kështu raporton portali Shqiptarja.
Kujtojmë se ish-kryeministrit, Sali Berisha i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim.