Dy aksidente brenda një ore në Prishtinë, lëndohen tre persona

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur brenda 50 minutave në Prishtinë.
Rreth orës 16:30, në rrugën “Afrim Zhitia” u përfshin në aksident një automjet dhe një motoçikletë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi për Indeksonline që si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar.
Çaste më vonë, rreth orës 17:20, në rrugën “Ilir Konushevci” ndodhi një tjetër aksident.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person (këmbësor)” shtoi Ahmeti.
Ajo bëri të ditur se personat që u lënduan në të dy aksidentet, janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Ndërkaq, njësitet hetimore të trafikut, po merren me rastet./Indeksonline/