18:56 / E Premte, 12 Gusht 2022 / MSH

Dy aksidente me kamionë në Podujevë

Dy aksidente trafiku janë shënuar sot në Podujevë.

Akisdenti i parë ka ndodhur në dalje të autostradës, në aksin Podujevë-Prishtinë.

Një veturë e tipit Volkswagen u përplas me një kamion me targa të Serbisë.

Ndërkaq, aksidenti i radhës ndodhi në fshatin Lebane.

Edhe në këtë aksident u përfshinë një veturë e një kamion.

Të dy aksidentet në fjalë kanë shkaktuar kolona të gjata./Indeksonline/