75 Mall Live Search
16:53 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Dy aksidente të ndryshme brenda pak minutave në rajon të Gjakovës, tre persona të lënduar

3 persona janë lënduar në një aksident që sapo ka ndodhur tek varrezat e serbëve në Kolloni.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i kanë thënë “Jepi zë” se ambulanca ka arritur në vendin e ngjarjes për të marrë të lënduarit.

Deri tek aksidenti, siç mësohet, ka ardhur pasi shoferët nuk e kishin parasysh se kush kishte përparësi, me ç’rast njëri goditi tjetrin.

Ky është aksidenti i dytë që ndodhi në këtë pjesë, pasi vetëm pak minuta më herët dy vetura u përplasen me një kamion.

Ndryshe, kjo rrugë konsiderohet mjaft e rrezikshme, pasi ndodhin mjaft shpesh aksidente me të lënduar.