Dy aksidente të rënda në Klinë, pamje nga Drenoci e Krusheva

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur para pas çastesh në Klinë.
Njëra në fshatin Krushevë, ndërsa tjetra në fshatin Drenoc.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar, mirëpo dëme materiale duket se ka.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë dhënë detaje rreth aksidenteve.
“Sot rreth orës 17:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Drenoc-Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura, dhe si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Driton Rugova.
IndeksOnline ka siguruar pamjet: