75 Mall Live Search
14:30 / E Diele, 10 Korrik 2022 / MSH

Dy aksidente të rënda për pak minuta, në aksin Prishtinë-Podujevë

Rruga Prishtinë-Podujevë ka qenë e mbingarkuar sot, për shkak të dy aksidenteve që ndodhen njëri pas tjetrit.

Një aksident i ndodhur në fshatin Lluzhan u shoqërua me katër të lënduar, si dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë, ka dhënë detaje mbi aksidentin.

“Rreth orës 13:10, policia ka pranuar një informatë për një aksident trafiku me persona të lënduar, që është shkaktuar në fshatin Lluzhan-Podujevë. Të përfshira në këtë aksident ishin katër automjete, përderisa raportohet se tretman mjekësor kanë këruar katër persona të lënduar pohoi ai për Indeksonline.

E, një tjetër aksident ndodhi pak kilometra më larg, më saktësisht në Vranidoll.

Dy vetura u përplasen rëndë mes vete.

Në vendin e ngjarjes janë njësitet policore dhe ato mjekësore.