75 Mall Live Search
14:38 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dy aktakuza nga Prokuroria në Ferizaj, një për narkotikë, tjetra për fajde dhe shtytje në vetëvrasje

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.G për shkak të veprës penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Gjatë një kontrolli nga ana e Policisë së Kosovës, Njësiti për Hetime i Trafikimit me Narkotikë në Gjilan në bashkëpunim me njësinë në Ferizaj dhe Prokurorinë Themelore të Ferizajt, kanë gjetur substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 30.137.4 gramë, të cilën e kishte poseduar në mënyrë të paautorizuar me qëllim të shitjes, transmeton Indeksonline.

“Gjithashtu, në këtë rast, prokurori i shtetit ka kërkuar edhe sekuestrimin e pasurisë së të pandehurit, veturën “Peugoet” e cila është përdorur për transportimin e lëndës narkotike si dhe një telefon celular “Iphone 8 +”. Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se pandehuri gjendet në paraburgim dhe është kërkuar që atij të i vazhdohet paraburgimi dhe njëkohësisht, prokurori i rastit i  ka propozuar Gjykatës Themelore në Ferizaj, që të pandehurin ta shpall fajtor për këtë vepër penale.Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur aktakuzë edhe kundër të pandehurit K.S për shkak të kryerjes së veprës penale Fajdeja,nga neni 343/2 i KPRK-së si dhe veprës penale Shtytje në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje nga neni  183/1 lidhur me nenin 5 të KPRK-së”,përfundohet në komunikatën për media.

Andaj, Prokuroria Themelore në Ferizaj, i ka propozuar Gjykatës, që pas shqyrtimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën penale që i vihet në barrë./Indeksonline/