14:34 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dy aktiviste nga Kosova shpërblehen nga Komisioni Evropian

Është mbajtur edicioni i tretë i “Çmimit të Romëve për Integrim” i Komisionit Evropian në Bruksel.

Në këtë organizim u zgjodhën gjithsej 14-të fituese, prej tyre dy ishin nga Kosova: aktivistet Shpresa Agushi dhe Kendiza Lala.

 “Është privilegj për mua që të punoj për komunitetin tim , fëmijët dhe gratë rome kanë nevojë që dikush të jetë zëri i tyre” – është shprehur Kendiza Lala.

Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha ka njoftuar se të dyja aktivistet kanë kontribuar në arritje dhe ndryshime të mëdha në komunitete, për çka edhe u shpërblyen nga Komisioni Evropian.

Gjersa edhe ministrja ka shkruar se shembulli i këtyre vajzave është frymëzim për të gjithë ne në rrugën drejtë një shoqërie të barabartë.