75 Mall Live Search
22:18 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Dy aktoret e njohur prezantojnë ngjarjen e madhe të çmimeve ‘Golden Globes’

Yje të shumta botërore do të jenë pjesë e ndarjes së çmimeve ‘Golden Globes.

Dhe Shoqata e Shtypit të Jashtëm të Hollywood-it, ka prezantuar listën e prezantuesve që do ta kenë nderin ta udhëheqin ngjarjen e së dielës, shkruan Indeksonline.

Emrat që do ta bëjë edhe më madhështore këtë ngjarje, janë aktoret Halle Berry dhe Caatherin Zeta-Jones ato që do ta prezantojnë eventin e njohur me 6 janar.

Krahas dy aktoreve do të jenë edhe një numër i madh aktoresh që do të jenë pjesë e prezantimit si Justin Hartley, Michael B. Jordan, Mike Mayer, Idriz Elba, e emra të tjerë.

Ngjarja do të organizohet nga |Andy Sambreg dhe Sandra Oh, të cilët kanë vetëm pesë ditë për tu përgatitur për ndarjen e çmimeve për filmat më të mirë të vitit që lamë pas./Indeksonline/