75 Mall Live Search
22:41 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / Z S

Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë

Dy alpinistë kanë vdekur pasi u goditën nga një ortek në malin Cornaccia në luginën Valtellina të Lombardisë, njoftoi të enjten agjencia rajonale e emergjencave AREU.

Viktimat janë një burrë dhe një grua, të moshës midis 20 dhe 30 vjeç, të cilët ende nuk janë identifikuar. Marika Mascherona, 28 vjeçe, dhe Alberto De Maron, 27 vjeç, u rrëmbyen dhe humbën jetën në faqen jugperëndimore të Malit Cornaccia në Valdi Dentro të enjten në mëngjes.

Alarmi u dha pak para orës 11:00 të mëngjesit, pasi tre alpinistë u kapën nga orteku në lartësi të madhe.

Një alpinist i tretë, i cili ishte dëshmitar i tragjedisë dhe kërkoi ndihmë, u trajtua në vendngjarje, por nuk kishte nevojë për trajtim spitalor.

Ekipet e emergjencës, përfshirë teknikë nga Korpusi Kombëtar i Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik, zjarrfikës nga Sondrio dhe ekipi i Shpëtimit Alpin i Guardia di Finanza, punuan në kushte të vështira për të siguruar gjetjen e trupave.

Operacioni u koordinua nga AREU 118, me dy helikopterë shpëtimi të ngritur nga Sondrio dhe Bergamo.