Dy ambasadorë të QUINT-it vizitojnë Merdaren, shkak zgjedhjet presidenciale të Serbisë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde së bashku me ambasadoren e Francës në Kosovë ,Marie-Christine Butel, kanë vizituar sot pikën kufitare në Merdare.
Ambasadori Rohde në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se ka vërejtur një bashkëpunim të mirë mes autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë për t’ua mundësuar votuesve serb të shkojnë për të votuar atje.
“Së bashku me Ambasadoren e Francës në Kosovë vizituam pikën kufitare në Merdare. Ne atje pamë një bashkëpunim nga të dyja anët. Po ashtu Kosova kishte vepruar siç kishte premtuar duke rritur personelin në pikat përkatëse kufitare duke mundësuar që në mënyrë të qetë votuesit të shkojnë të votojnë atje”, ka shkruar Rohde.
Visited Merdare border crossing with Ambassador Butel @FranceauKosovo. We observed good cooperation: 4 lanes operational on both sides. I hear 🇽🇰has increased -as promised- staff at relevant border points. 👍 for enabling smooth border crossings so eligible voters can vote 🗳 pic.twitter.com/rj87fKasHM
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 3, 2022
Kujtojmë se QUINT-i nëpërmjet një komunikate kishte reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për moslejimin e zgjedhjeve.
Në anën tjetër, kryeministri Kurti kishte deklaruar se ka zhvilluar takime intensive me ambasadorët e QUINT-it pikërisht për këtë çështje, transmeton Indeksonline.
Vuçiq në anën tjetër, ndër të tjera ka thënë se me vendimin për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, po duan t’ia humbin atij rreth 50 mijë vota në garën për president.