75 Mall Live Search
17:40 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / Z S

Dy Ardianat në garë për balotazh në Gjakovë, Beqa nga PDK-ja thotë se e sheh të pamundur bashkëpunimin me VV-në

Në Komunën e Gjakovës, tashmë janë numëruar të gjitha votat përveç atyre të personave me nevoja të veçanta.

Bazuar në këto rezultate, në Gjakovë do të ketë balotazh mes kandidatit për kryetar nga AAK, Ardian Gjinit dhe atij nga VV, Ardian Golës.

Por cilin nga Ardianët do ta përkrah, Partia Demokratike e Kosovës që në zgjedhjet e 12 tetorit arriti të grumbullonte 15.09% apo 5,868 Vota.

Në një përgjigje për Indeksonline, Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa është shprehur se PDK-ja nuk ka votë për VV-në në Gjakovë.

‘’Ne do të kemi një konsultim me strukturat e partisë, por natyrshëm PDK-ja nuk e përkrah Vetëvendosjen. PDK-ja është parti institucionale dhe aty ku jam unë edhe kryetar dege është e pamundur bashkëpunimi me VV-në përshkak se të njejtit e pengojnë zhvillimin e vendit, nuk shohë ndonjë mundësi bashkëpunimi me VV-në’’ thotë Beqa për Indeksonline.

Më tutje Beqa thotë se me kryetarin Ardian Gjini ka pasur një bashkëpunim të mirë në nivel kryetarësh.

‘’Ne me kryetarin Gjini kemi pasur një bashkëpunim të mirë në nivel kryetarësh, dhe mund të diskutojmë për çfardo forme të bashkëpunimit por po presim zyrtarizimin e rezultateve nga KQZ-ja, pastaj PDK-ja do të dal me një qëndrim’’ shprehet më tutje Beqa për Indeksonline.

Komuna e Gjakovës është udhëhequr në 8 vitet e fundit nga Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por që për mandatin e tretë do t’i duhet të garoj edhe njëherë në balotazh./Indeksonline/