Dy asistime nga Zeneli, por Heerenveen pëson humbje zhgënjyese
Heerenveen ka pësuar humbje zhgënyese në shtëpi nga Utrecht.
Në kuadër të kampionatit elitar në Holandë, Heerenveen i Arbër Zenelit është mposhtur me rezultat të ngushtë, 2-3 nga Utrecht.
Për skuadrën e tij, Zeneli dha një kontribut maksimal – duke asistuar në dy gola, transmeton IndeksOnline.

Fillimisht, në minutën e 69-të, Zeneli asistoi te goli i shënuar nga Vlap.
Ndërsa, gjashtë minuta më vonë, Zeneli asistoi edhe te goli i Van Amersfoort.
Me këtë humbje, pas 16 ndeshjeve, Heerenveen mbetet në vendin e tetë me vetëm 20 pikë./IndeksOnline/