22:21 / E Premte, 27 Janar 2023 / MSH

Dy automjete përplasen në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova” (VIDEO)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në Trudë.

Indeksonline raporton se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Akoma nuk është bërë i ditur numri i të lënduarve dhe shkaqet e aksidentit.

Indeksonline ju sjellë pamje nga vendi i ngjarjes.