75 Mall Live Search
11:37 / E Hënë, 31 Mars 2025 / k.v

Dy automjete përplasen në Lluzhan, ende s’ka informacion për të lënduar (Pamje)

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Lluzhan, në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Pamjet e siguruara nga lexuesit e IndeksOnline tregojnë dëme të konsiderueshme materiale në automjetet e përfshira në aksident.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në këtë përplasje. /IndeksOnline/