15:05 / E Hënë, 18 Shtator 2023 / L K

Dy avionë përplasen gjatë shfaqjes ajrore, humbin jetën 2 pilotët

Dy pilotë humbën jetën si pasojë e përplasjes së 2 avionëve gjatë një shfaqjeje ajrore në Nevada të SHBA-së.  Në një deklaratë nga Unioni i Garës Ajrore Reno thuhet se 2 avionët u përplasën në ajër gjatë mbylljes së shfaqjes.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën pilotët e të dy avionëve.

Zyrtarët kanë nisur hetim për të përcaktuar arsyen e aksidentit.