75 Mall Live Search
16:07 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Dy avionë rusë i afrohen Alaskës, shoqërohen nga amerikanët dhe kanadezët

Avionët luftarakë amerikanë dhe kanadezë pikasën dy avionë rusë që po fluturonin pranë kufirit me Alaskën të hënën. Një avion amerikan F-22 dhe një kanadez F-18, pjesë të Komandës së Mbrojtjes Ajrore në Amerikën e Veriut, shoqëruan avionët rusë Tu-142, për thuajse katër orë.

Zyrtarët ushtarakë thanë se avionët rusë nuk u larguan për asnjë moment nga hapësira ajrore ndërkombëtare, por u afruan deri në 50 milje detare nga brigjet e Alaskës.

Pikasjet e avionëve rusë pranë kufijve të Amerikës së Veriut janë të shpeshta, deri në shtatë herë në vit që prej vitit 2007, kur nisën të kryheshin fillimisht.