75 Mall Live Search
21:30 / E Premte, 23 Maj 2025 / FR

Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se kanë shkelur hapësirën ajrore finlandeze të premten, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e Finlandës.

Incidenti ndodhi në brigjet e Porvoo në Finlandën jugore, shtoi ministria, shkruan Reuters.

“E marrim seriozisht shkeljen e dyshuar territoriale dhe hetimet janë në vazhdim”, tha ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen në deklaratë.

“Roja Kufitare Finlandeze po heton incidentin dhe do të japë informacion më të detajuar në një kohë të mëvonshme”, shtoi ai.