75 Mall Live Search
14:43 / E Mërkurë, 28 Korrik 2021 / C E

Dy ‘banda’ majmunësh përleshen në rrugët e qytetit, shoferët bllokohen në kryqëzim

Dy grupe të mëdha majmunësh janë përleshur mes tyre në mes të rrugës në një qytet të Tajlandës.

Zakonisht, majmunët ushqehen mirë nga vizitorët, por si pasojë e izolimit nga vala e tretë e pandemisë, ka shkaktuar përsëri mungesë ushqimi për kafshët në Lopburi.

Në videon e publikuar në rrjete sociale shihet se si dy grupet e majmunëve përballen mes tyre në një kryqëzim të ngarkuar me automjete.

Shoferët u detyruan që të presin në rrugë për më shumë se katër minuta.