Dy barazime në Superligë, ndeshjet në Klinë e Lipjan përfundojnë pa gola

Xhiroja e 17-të e BKT Superligës së Kosovës është mbyllur sot me tri ndeshje të zhvilluara.
Teksa Drita triumfoi me rezultat minimal në kryeqytet kundër Prishtinës, dy ndeshje të tjera përfunduan me barazim.
Ndeshja mes Dukagjinit dhe Llapit përfundoi pa gola, 0-0.
Njëjtë përfundoi edhe ajo mes Ulpianes dhe Ferronikelit.
Primatin e tabelës së Superligës, edhe pas kësaj xhiroje vazhdon ta mbajë Ballkani./Indeksonline/