11:44 / E Martë, 04 Maj 2021 / Blerim

Dy basketbolliste të njohura i japin fund beqarisë

Basketbollistja e NBA-së, Breanna Stewart është fejuar me basketbollisten tjetër Marta Xargay.

Çifti i njohur në Amerikë gjatë ditës së diele njoftuan publikun se janë fejuar. Në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet Stewart duke u ulur në gju për t’i propozuar asaj, shkruan IndeksOnline

“Ajo tha PO”, ka shkruar Breanna Stewart në rrjetet sociale.

Lojtaret e NBA-së për femra, Sue Bird dhe Candace Parker dhe ylli i futbollit, Megan Rapinoe ishin ndër figurat sportive që uruan çiftin./IndeksOnline/