18:01 / E Shtunë, 18 Janar 2020 / indeksADMonline

Dy bastore afër Stacionit të policisë në Podujevë, policia s’e gjen askënd aty

Jo shumë larg stacionit të Policisë në Komunën e Podujevës gjenden dy lokale të bastoreve, shkruan IndeksOnline.

Një qytetar nga kjo komunë ka raportuar rastin në Polici për veprimtaritë e paligjshme që bëhen aty.

Nga Stacioni i Policisë në Podujevë për IndeksOnline kanë thënë se janë në dijeni për rastin.

Sipas tyre, menjëherë njësitë policore kanë vepruar dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

“Kanë shkuar në vendin e ngjarjes nuk keanë gjetur askënd aty. Rasti tani është nën hetime”, ka thënë një zyrtar policor.

Kujtojmë se pas dy vrasjeve që janë bërë në lokale të lojërae të fatit, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj më 26 maj 2019 ka aprovuar projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit. Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se me këtë projektligj ndalohen të gjitha lojërat e fatit, përveç Lotarisë së Kosovës./IndeksOnline/