Dy binjakët kosovarë, paradite futbollistë, pasdite boksier

Dy vëllezërit kosovarë që jetojnë në Francë, Arion dhe Albion Sadiku janë të lidhur fort me sportin. E veçanta e tyre është se dy binjakët po bëjnë karrierë në dy sporte të ndryshme.

Albioni dhe Arioni janë me prejardhje nga Gjilani, por jetojnë në Divvone të Francës. Paradite dy vëllezërit angazhohen tek skuadra futbollistike Divonnë Les Bains, ku njëri luan sulmues ndërsa tjetri mbrojtës.

Të njëjtit gjejnë kohë edhe për angazhime në boks si anëtarë të skuadrës Boxing Club de Divonne.

Ëndrra e të dyve është që të paraqiten në një të ardhme në fanelën e Kosovës. Talenti i tyre vlerësohet lart edhe te skuadra franceze futbollistike.

