75 Mall Live Search
11:18 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dy boshnjakë dyshohet se ndërruan afatin e skadimit të ushqimeve

Dy persona janë arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se kanë bërë ndërrimin e afatit të skadimit në pakot e produkteve ushqimore dhe pastaj të njëjtat i kanë vendosur në treg për shitje, në Zveçan.

Njësitë policore së bashku me inspektorët e tregut në dy lokacione kanë gjetur dhe kanë konfiskuar produkte të ndryshme ushqimore me afat të skaduar, pajisje laserike për ndërrim afati dhe një pistoletë, shkruan Indeksonline.

“Fshati Rudare, Zveçan 2019-12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Boshnjakë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e cekur duke bërë ndërrimin e afatit të skadimit në pakot e produkteve ushqimore dhe pastaj të njëjtat i kanë vendosur në treg për shitje. Njësitë policore së bashku me inspektorët e tregut në dy lokacione kanë gjetur dhe kanë konfiskuar produkte të ndryshme ushqimore me afat të skaduar, pajisje laserike për ndërrim afati dhe një pistoletë. Përveç këtyre janë konfiskuar dy vetura dhe tre telefona celularë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”./Indeksonline/