75 Mall Live Search
20:45 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Blerim

Dy ceremoni presidenciale në SHBA, Trump përgatit një ceremoni largimi në të njëjtën ditë me Bidenin

Ceremonia e largimit të presidentit Trump do të realizohet në të njëjtën ditë me atë të inaugurimit të Bidenit. Mediet amerikane njoftojnë se detajet e ceremonisë nuk janë ende të qarta, megjithëse të ftuarve u është thënë të mbërrijnë në orën 7.15 të mëngjesit të 20 janarit.

Presidenti Donald Trump ka njoftuar planet për një ceremoni presidenciale largimi nga zyra në të njëjtën ditë me inaugurimin e Joe Bidenit si kreu i shtetit amerikan. Presidenti në largim ka dërguar ftesa për këtë ngjarje që do të zhvillohet në Joint Base Andrews, në Maryland, në orën 8 të mëngjesit, të mërkurën – katër orë para se Bideni të bëjë betimin e tij në Washington DC. Detajet e ceremonisë nuk janë ende të qarta, megjithëse të ftuarve u është thënë të mbërrijnë në orën 7.15 të mëngjesit.

Mediet amerikane shkruajnë se Pentagoni e ka refuzuar një ceremoni ushtarake për largimin nga zyra të Trumpit. Vetë kreu i shtetit amerikan ka thyer një traditë shekullore amerikane ku presidenti në largim merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit.

Mediet amerikane shkruajnë se një përshëndetje e vogël tradicionale amerikane është duke u shqyrtuar. Trumpi më pas do të fluturojë për në Mar-a-Lago në udhëtimin e tij të fundit me Air Force One përpara se avioni të vihet në dispozicion të rregullt të presidentit Joe Biden.

Ndërkohë, ndërsa na ndajnë pak ditë nga inaugurimi i presidencës Biden, dita ditës njoftohen të dhëna për ceremoninë e rëndësishme. Legjenda e muzikës amerikane Bruce Sprengsteen do të jetë pjesë e kësaj ceremonie. Kënga hit e tij “Born in USA” nuk do të mungojë në këtë ceremoni.

Një zë tjetër i muzikës që do të ngjitet në skenë për publikun amerikan është edhe kantautori Jon Bon Jovi. Këngëtari ka qenë një zë kritik ndaj presidencës së Donald Trumpit.

Nuk do të mungojnë as yje nga Holyëoodi. Është ikona e industrisë kinematografike Tom Hanks që do të jetë gjithashtu pjesëmarrës në këtë ngjarje.

Yje të tjerë të muzikës dhe shoë-bizzit do të jenë gjithashtu pjesëmarrës, ku vlen të përmendet Jenifer Lopez apo Lady Gaga.