75 Mall Live Search
07:40 / E Mërkurë, 21 Janar 2026 / MSH1

Dy dekada nga vdekja e Rugovës, Presidenca me agjendë

Janë bërë 20 vjet prej kur ish-presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, u nda nga jeta.

Në 20-vjetorin e vdekjes së tij historik, nën organizimin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbahen një sërë aktivitetesh:

Në orën 10:00, organizohen homazhe tek varri i Presidentit Rugova, në Velani.

Ndërkaq, në orën 12:00, në mbahet Akademi Përkujtimore në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare.

Rugova u nda nga jeta më 21 janar të 2006-tës, në moshën 61-vjeçare.

Rugova u zgjodh president i Kosovës së lirë, por fatkeqësisht nuk arriti ta gëzojë shpalljen e pavarësisë./IndeksOnline/