Dy deputetë “ndahen” nga VV-ja, Kusari-Lila tentoi t’i bindte të votonin

Dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Drita Millaku, në seancën e sotme janë zhvendosur nga ulëset e tyre të zakonshme në mesin e kuvendit për të zënë vend pas deputetëve të PDK-së.
Ato vende zakonisht janë të rezervuara për deputetë të Listës Serbe.
Rrahmani e Millaku pakënaqësinë e tyre e kanë shpërfaqur edhe në momentin e votimin, duke mos marrë pjesë fare.
E për t’i bindur ata, ka shkuar edhe shefja e GP-së së kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila.
Nuk dihet se cila është arsyeja e kësaj lëvizjeje në kuvend, megjithatë deputeti Eman Rrahmani ka kohë që ka mospajtime me vijën e Lëvizjes Vetëvendosje për çështje të ndryshme.

