75 Mall Live Search
19:01 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Dy deputetët llapjanë ndihmojnë familjet e varfëra në Dumnicën e izoluar nga koronavirusi

Ka shkuar në 15 numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë, derisa po testohen edhe persona të tjerë të dyshuar.

Pas komunës së Klinës, Vitisë e Malishevës, edhe Podujeva u prek mbrëmë nga kjo pandemi.

Një 60 vjeçar rezultoi pozitiv me ketë virus që tashmë ka pushuar botën, derisa i njëjti kishte ardhur nga Italia.

Ndërsa Qeveria e Republikës së Kosovës, por edhe vet Presidenti Hashim Thaçi, kanë bërë apel që qytetarët të kenë kujdes dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, është dikush tjetër që po mendon për familjet në nevojë.

Dy deputetët nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që vijnë nga komuna e Podujevës, Ekrem Hyseni dhe Fidan Rekaliu me ndihmën e Policisë së Kosovës, u kanë dërguar ndihma me ushqime të nevojshme bazike familjeve me asistencë sociale, përcjellë Indeksnline.

Këto familje që u ndihmuan ndodhen pikërisht në fshatin Dumnicë, vend i cili tashmë është i izoluar, pasi që rasti i parë më koronavirus ishte pikërisht nga ky fshat.

Derisa komuna e Podujevës, mbrëmë qysh pas marrjes së informacionit, kanë dezinfektuar e gjithë fshatin./Indeksonline