Dy derbit e Ligës së Parë përfundojnë pa fitues
Sot janë zhvilluar tetë ndeshje të javës së shtatë në Ligën e Parë.
Dy derbit e kësaj xhiroje përfunduan pa fituas, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja mes Vëllaznimit dhe Trepçës ’89, përfundoi me barazim 1-1, derisa ajo mes Lirisë dhe Feronikelit ’74, rezultati përfundimtar ishte 0-0.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme:
Vëllaznimi 1:1 Trepça’89
Besa Peja 1:1 Ramiz Sadiku
Kika 2:3 Trepça
Suhareka 3:1 Prizreni
Dinamo 2:0 Istogu
Rilindja 1974 2:1 2 Korriku
Liria 0:0 Feronikeli 74
Vjosa 3:0 KEK-u
Kujtojmë që dje u zhvillua edhe ndeshja mes Tefik Çangës dhe Vushtrrisë, e cila përfundoi me rezultat 2-1.

Pas shtatë ndeshjeve, Vëllaznimi vazhdon të jetë lidere e tabelës me 17 pikë, një më shumë se Tefik Çanga.
Në vendin e tretë renditet skuadra e Dinamos së Ferizajit, me 15 pikë.
Në tre pozitat e fundit renditen, Vjosa me 4 pikë, Prizreni me 3 pikë dhe 2 Korriku me 0 pikë./IndeksOnline/


