Dy destinacionet e mundshme të Ronaldos në janar

Cristiano Ronaldo bëri bujë mbrëmë kur pjesë të intervistës së tij me Piers Morgan u plasuan në internet.
Aty portugezi pohon të jetë tradhtuar nga klubi i tij aktual, Manchester United, dhe që nuk ka respekt për trajnerin Erik ten Hag.
Nga shumë është parë që pesë herë Topi i Artë dhe Djajtë e Kuq do t’i ndajnë rrugët, dhe në janar pritet që ai të gjejë një klub të ri.
Dy destinacione janë të mundshme për të, klubi i tij i parë, Sportingu i Lisbonës, si dhe rivali i United në Premier Ligë, Chelsea.