75 Mall Live Search
08:57 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Dy dhunime seksuale brenda 24 orëve në Gjakovë

Dy vajza janë dhunuar seksualisht ditën e djeshme në qytetin e Gjakovës.

Njëra rreth orës 18:00, e cila ka raportuar se një person me dhunë e ka futur në veturën e tij dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Kurse po të njëjtën ditë rreth orës 13:00, vajza tjetër ka raportuar se  dy persona të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe e kanë dhunuar seksualisht.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një person i dyshuar  dhe i njëjti është arrestuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/