75 Mall Live Search
17:48 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2023 / LB

Dy ditë kontrolla në dhjetëra lokacione, qindra telefona të kapur, detaje të reja për aksionin e madh të Policisë

Policia e Kosovës përmes një komunikatë dërguar medieve ka njoftuar në detaje për kontrollet gjatë dy ditëve të fundit, ku dyshohet për kontrabandë dhe shmangie tatimi me ç’rast janë sekuestruar 244 telefona të mençur në Prishtinë.

Komunikata e plotë e Policisë:

Siç jeni njoftuar përmes komunikatës zyrtare, dje është zbatuar Urdhër Kontrolli i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për kontrollimin e 31 lokaleve/bizneseve “Mobile Shop” në Prishtinë dhe si rezultat
i zbatimit të kësaj Urdhëresë, me datë 07.11.2023 janë kontrolluar gjithsejtë 30 biznese nga 31 të cekura në të dhe janë sekuestruar 118 telefona të mençur, ndërsa një biznes i njohur për hetuesit në momentin e fillimit të kontrollit e deri në përfundim nuk ka qenë i hapur, andaj i njëjti në konsultim me Prokuroren e rastit e në koordinim me Inspektorët nga MINT është bllombuar, të mos ketë qasje askush në të.


Sot më datë 08.11.2023, pasi që është lajmëruar pronari i biznesit në fjalë, në vazhdën e zbatimit të urdhër kontrollit të lartcekur nga Gjykata, Policia së bashku me Inspektorë nga MINT, rreth orës 09:30 ka shkuar në lokacionin në fjalë, është hapur lokali në prezencën e pronarit dhe është bërë kontrollimi i tij.
Si rezultat i kontrollimit/inspektimit nga autoritetet kompetente në lokalin/biznesin në fjalë sot janë
sekuestruar:

  • (67) Telefona të mençur (Smart Phone), të cilët dyshohet se në vendin tonë kanë hyrë duke iu shmangur taksave dhe tarifave doganore e procedurave tjera të rregullta.
  • (59) Telefona të mençur (Smart Phone), janë sekuestruar përkohësisht, pasi që për këta telefona pronari i biznesit ka ofruar dëshmi mbi prejardhjen, mirëpo nuk kanë qenë bindëse sipas
    Inspektorëve dhe për këtë arsyeje janë sekuestruar me qëllim të verifikimit në detaje.
    Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari (pronari i biznesit të kontrolluar), dyshohet se ka kryer veprat penale:
     “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”
     “Kontrabandimi i mallrave” dhe
     “Shmangia nga tatimi”
    Pas ndërmarrjes se gjitha veprimeve të nevojshme, është kontaktuar Prokurorja e rastit, e cila është njoftuar me të gjitha detajet e rastit dhe nga e njëjta na është kërkuar që i dyshuari të lirohen, ndërsa rasti
    të mbetet në procedurë të rregullt.