75 Mall Live Search
23:00 / E Diele, 10 Mars 2024 / FR

Dy ditë nga djegia e lokalit të nënkryetares së Zveçanit, Bajqinovci: Ende asnjë reagim dënues nga bashkësia ndërkombëtare

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se as pas ditës së dytë nuk ka një reagim ndërkombëtar pas sulmit në lokalin e nënkryetares së Zvecanit.

“Po kalojnë dy ditë prej se kur grupe kriminale dogjën lokalin në pronësi të nënkryetares së komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq. Ende asnjë reagim dënues nga bashkësia ndërkombëtare e ambasadorët e vende të huaja”, ka shkruar Bajqinovci.

Në ditën kur ka ndodhur sulmi, më 8 mars, ka qenë edhe kryeministri Albin Kurti që ka pasur kërkesë të ngjashme.

“Shpresojmë që edhe ambasadorët e Quintit dhe shefi i Zyres së BE-së, z. Tomas Szunyog, do ta dënojnë ashpër këtë akt kriminal, terrorist e qyqar”, kishte shkruar ai.