Dy ditë para ndeshjes me Genoan, Milani merr një lajm shumë të mirë

Fikayo Tomori ka rezultuar negativ në testet për Covid-19 dhe është i gatshëm për ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Genoas.
Lajmin e ka bërë të ditur skuadra kuq e zi përmes një komunikate zyrtare, shkruan Indeksonline.
“AC Milan njofton se Fikayo Tomori ka rezultuar negativ në testin për Covid-19. Lojtari është rikuperuar dhe sot do të rikthehet në stërvitje me bashkëlojtarët”, thuhet në njoftimin e klubit.
Mbrojtësi anglez ka munguar në dy ndeshjet e para të vitit që Milani mori pikë të plota.
Tomori ka qenë pika kryesore e mbrojtjes së Milanit këtë sezon. /IndeksOnline/