Dy ditë para zgjedhjeve, kjo është agjenda e partive sot

Të dielën do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë. Partitë politike po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale edhe sot, duke mbajtur tubime dhe takime me qytetarë për të shpalosur planprogramet për qeverisjen katërvjeçare në komuna.
Për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5,626 kandidatë, prej të cilëve 206 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë 420 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
Sipas njoftimit të subjekteve politike, kjo është agjenda e partive politike për ditën e sotme:
LVV- Agjenda e aktiviteteve të 10 tetorit 2025
16:00 – Tubim në Pejë, restorant “Koha 3”.
17:50 – Tubim në Deçan, pallati i kultures ” Jusuf Gervalla”.
18:30 – Tubim në Gjakovë, pallati i kultures “Asim Vokshi”.
20:20 – Tubim në Prizren, sheshi “Shatërvan”.
AAK – Agjenda
17:00- Tubim në restorantin “Gjeravica”, Junik;
18:00- Tubim në palestrën e qytetit, Deçan.
Agjenda mediale e Partisë Demokratike të Kosovës për ditën e premte, 10 tetor 2025
1. Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Mitrovicës. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Vendi: palestra “Minatori”
Koha: 17:30
2. Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Prishtinës. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Vendi: Sheshi “Skënderbeu”
Koha: 19:00
3. Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Drenasit. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Vendi: Palestra “Hysni Jetullahu”
Koha: 20:00./Indeksonline/