09:49 / E Premte, 22 Janar 2021 / OSH

Dy ditë si president, Joe Biden mori 5.7 milion ndjekës

Presidenti Joe Biden fitoi 5.7 milionë ndjekës brenda 2 dite pasi u betua dhe llogaria e tij në Twitter @POTUS filloi nga zeroja.

Bideni dhe ekipi i tij morën zyrtarisht të gjitha llogaritë në lidhje me Presidencën, përfshirë llogarinë @POTUS pasi ai u betua të mërkurën, më 20 janar.

Mëngjesin e sotëm llogaria e presidentit ka 5.7 milionë ndjekës.

Llogaria kishte rreth 33 milionë ndjekës përpara se të kalonte te presidenti Biden të mërkurën.

Numri përfshinte ndjekësit e fituar gjatë presidencës së Barack Obamas dhe Donald Trumpit, raporton Insideri.

Por Twitteri fshiu të gjithë ndjekësit e llogarisë, që do të thotë se Bideni e filloi me zero ndjekës.

Joe Bideni, gjithashtu ka ende llogarinë e tij personale në Twitter, @JoeBiden, e cila ka 25.7 milionë ndjekës.