09:31 / E Hënë, 19 Prill 2021 / C E

Dy djem nga Kamenica kanë keqpërdorur seksualisht dy vajza të mitura

Dy persona janë arrestuar në Kamenicë pasi që dyshohet se kanë sulmuar seksualisht dy vajza të mitura.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Rasti ka ndodhur në Kamenicë mbrëmjen e së shtunës.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, dyshohet se kanë keqpërdorur seksualisht dy viktimat e mitura femra kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarve dhe viktimave, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /IndeksOnline/