Dy ekipe të Premier League pritet të dënohen me heqje pikësh

Dy ekipet e Premier Liges Everton dhe Nottingham Forest po akuzuohen për shkelje të rregullave financiare.
Gazetari, Fabrizio Romano ka shkruar se klubet rrezikojnë të përballen me zbritje pikësh nga Premier Lige për shkak të shkeljeve të rregullave.
Nuk është hera e parë që Everton përballet me akuza të tilla.
Evertoni ishte dënuar me –10 pikë në renditjen e saj në Premierligë, pasi ka thyer rregullat e ‘përfitimit dhe qëndrueshmërisë’, siç njihen në futbollin evropian./IndeksOnline/