09:50 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Dy emra të rinj në Kombëtaren e Kosovës? (Foto)

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes pritet që shumë shpejtë ta shpall listën për miqësoren ndaj Shqipërisë.

Kombëtarja e Kosovës do të luaj një miqësore me Shqipërinë më 29 maj në stadiumin “Letzigrund” në Zvicër, shkruan IndeksOnline.

Ashtu siç kupton IndeksOnline, trajneri zviceran do t’i ftoj dy futbollistë të rinj.

Bëhet fjalë për Jetmir Krasniqin dhe Elvic Rexhbecaj.

Krasniqi është 23 vjeçar dhe luan në Superligën e Zvicrës te skuadra e Luganos. Pozita e tij është mbrojtës anësor, por ka tipare edhe të mbrojtësit qendror .

Ai ka qenë pjesë e Kombëtares së Zvicrës në grupmoshat U21 dhe U20, por tanimë i ka thënë “PO”, vendlindjes së tij.

Në anën tjetër, Elvis Rexhbecaj është vetëm 20 vjeçar dhe luan në Bundesligan gjermane te skuadra e Wolfsburgut.

Pozita e tij është mesfushor qendror, por ka tipare edhe si mbrojtës i krahut të majtë. Ai ka një vlerë deri në 180 mijë euro, kurse kontrata me gjigantin gjerman i skadon në vitin 2020.

Kujtojmë që Kosova pas Shqipërisë ka shumë gjasa që ta zhvilloj edhe miqësoren e dytë – atë ndaj Bregut të Fildishtë në Gjermani./IndeksOnline/