75 Mall Live Search
14:40 / E Premte, 26 Janar 2024 / mp

Dy familje kosovare akuzojnë kompaninë “Kalemi” se i mashtroi me ofertën për pushime në Bullgari

Pushimet dimërore për dy familje kosovare nuk shkuan edhe aq mirë.

Kjo për shkak se janë mashtruar nga kompania, e cila ua kishte shitur aranzhmanin.

Bëhet fjalë për kompaninë turistike “Kalemi” me përfaqësi në Kosovë, e cila aranzhmanin për të cilin dy familjet kosovare kishin paguar për qëndrim disaditorë në resortin “Ivan Rilsi” në Bansko të Bullgarisë nuk u ishin ofruar shërbimet.

“Ne e kemi parë ofertën në rrjete sociale për Bansko edhe e kemi bërë rezervimin në bazë ta asaj oferte ku është parë edhe resorti i hotelit. Mirëpo kur shkuam atje ne e kemi kuptuar se ishim mashtruar nga kompania “Kalemi”, e cila na kishte bërë rezervimin 100 metra larg hotelit. Kur e kemi pyetur menaxhmentin e hotelit na ka thënë se rezervimi është bërë në kompleksin që është larg nga hoteli. E kemi thirrur kompaninë, por ajo nuk është paraqitur në telefon. Ne në asnjë moment nuk na kanë tregu nga kompania se do të vendoseshim 100 metra larg hotelit.”, ka treguar personi i cili supozon se është mashtruar.

Indeksonline ka siguruar edhe pamjet ku dëshmohet se sa larg nga hoteli janë vendosur këto dy familje. Pop ashtu Indeksonline ka kontaktuar edhe me kompaninë ku këto dy familje e kanë blerë aranzhmanin .

Mira Zatriqi nga kompnia “Kalemi” ka thënë se janë në dijeni për rastin dhe ka treguar se hoteli në fjalë ka edhe komplekse që janë 100 metra larg hotelit./Indeksonline/

Për më shumë detaje mund të na ndiqni në linkun e videos.