75 Mall Live Search
23:50 / E Diele, 14 Gusht 2022 / AR

Dy fëmijë godasin me thikë të dashurin e nënës së tyre në Itali

Dy vëllezër të mitur 12 dhe 13 vjeç sulmuan me thikë të dashurin e nënës së tyre.

Të fëmijët ishin shtyrë nga babai i tyre që të shkonin në shtëpinë e të dashurit të nënës së tyre në rrugën Pietro Carrese, në Castallammare të
Italisë.

Ka qenë 13-vjeçari që ka dhënë goditjen e parë, më pas ka ndërhyrë vëllai 12-vjeçar. Më pas atë e ka qëlluar edhe vetë babai i dy të miturve.

Dy fëmijët, duke pasur parasysh moshën e tyre të re, nuk mbajnë përgjegjësi, por babai i tyre është arrestuar.

Çifti prej disa kohësh ishte në proces ndarjeje. 49-vjeçari e kishte pritur keq largimin e bashkëshortes së tij nga shtëpia dhe lidhjen e saj me një tjetër burrë.