16:01 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Dy fëmijë, udhëtojnë për 80 kilometra duke qëndruar nën autobus (Foto)

Fotot e dy djemve kinezë, të cilët udhëtuan për 80 kilometra duke qëndruar ndër një autobusi, ka shkaktuar një protestë online në lidhje me mirëqenien e fëmijëve “të lënë pas” në këtë vend.

Të dy fëmijët, të cilëve nuk i është bërë i ditur emri, janë nga një fshat i varfër në provincën jugore të Guangxi, dhe ata thuhet të kenë qëndruar në atë autobus për të shkuar tek prindërit e tyre, të cilët punojnë në Guangdong.

Ata u raportuan si të zhdukur me 23 nëntor nga mësuesi i tyre dhe u gjetën në të njëjtën ditë në nënkalimin e një automjeti në një stacion autobusi.

Fotot dhe videot tregojnë dy djemtë të mbushur me baltë të cilët qëndrojnë të kapur ndër autobus.

Punonjësi kishin arritur t’i gjejnë ata vetëm pasi është ndaluar autobusi në stacion. Ata raportojnë se fëmijët kishin qenë të veshur shumë hollë. Fatmirësisht ata i janë kthyer familjes së tyre./Indeksonline/