Arrestohen në aeroportin e Prishtinës 2 femra nga Turqia dhe një i mitur

Dy femra dhe një mashkull i mitur, shtetas të Turqisë, janë arrestuar në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pasi kanë prezantuar dokumente të lejeqëndrimit në Gjermani e që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Ndalimi i tyre nga autoritetet kosovare është bërë të dielën në orën 10 e 30 minuta, transmeton IndeksOnline.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e tyre.
Rasti ka shkuar në gjykatë në procedurë të shpejtë./IndeksOnline/