Dy femra e sulmojnë një mashkull në Dragodan, pasi u aksidentuan
Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në lagjen Dragodan të Prishtinës.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, pas aksidentit situata ka eskaluar në përplasje fizike, ku dy femra janë përfshirë në një konflikt me një mashkull.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat kanë qetësuar situatën.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/

