75 Mall Live Search
10:24 / E Hënë, 18 Maj 2026 / KV

Dy femra lëndohen në një aksident trafiku në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku me lëndime që ka ndodhur në rrugën “Ali Gashi” në Skenderaj.

Sipas policisë, më 17 maj 2026 rreth orës 15:45, në aksident janë përfshirë një motor elektrik dhe një veturë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy femra kosovare që ndodheshin në motorin elektrik.

Sipas dyshimeve fillestare, aksidenti është shkaktuar si pasojë e mosmbajtjes së distancës nga drejtuesja e motorit elektrik, e cila ka goditur veturën nga prapa.

Të lënduarat kanë pranuar trajtim mjekësor dhe më pas janë liruar.