75 Mall Live Search
09:44 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / OSH

Dy ferizajas rrihen mes vete në kafiteri

Mbrëmjen e kaluar Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi që ata teksa po qëndronin në një lokal janë rrahur ndërmjet vete, transmeton IndeksOnline.

Rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje, që kishin pasur tëtë ndërmjet vete.

Pas rrahjes njëri nga ta ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Ndërsa dy të përfshirët në këtë rrahje me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/