16:21 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dy filma të gjatë kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

“The Stroke (Skype)” me regji dhe skenar nga Isa Qosja dhe “Heshtja e Sirenave” me regji dhe skenar nga Gazmend Nela janë dy filmat kosovarë që janë mbështetur edhe nga Agjensioni i Filmit i Maqedonisë si bashkëprodhime minore.

Filmi “The Stroke (Skype)” është ranguar në vendin e 5të në nga 23 projektet e përzgjedhura nga Euroimage këtë vit. Projekti filmik është bashkëprodhim në mes Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. 
Ky është bashkëpunimi i radhës me Agjensionin për Film i Maqedonisë i cili është  bërë njëri ndër partnerët më të rëndësishëm të Kosovës në Fushën e Filmit.

 Të dy filmat “The Stroke (Skype)” dhe “Heshtja e Sirenave” janë subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.