Dy futbollistë dalin pozitiv me Covid-19 te klubi i madh italian

Klubi i Torinos ka njoftuar sot se dy futbollistë të tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Para stërvitjeve të sotme, Torino ka testuar edhe njëherë lojtarët për koronavirus, ku dy prej tyre dolën të jenë të infektuar, shkruan IndeksOnline
Siç njofton klubi italian, që të dy lojtarët janë vendosur në vetë-izolim dhe futbollistët e tjerë që kanë pasur kontakte me ta do të ritestohen edhe njëherë.
Nota del club | TORINO FC 1906 SITO UFFICIALE https://t.co/zs86cBs491 #SFT
— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) August 20, 2020